Shekerinska: Maqedonia u tërhoq nga rreziqet për izolim

Shkup, 21 tetor 2018 (MIA)Secili deputet i cili beson dhe din se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e botës perëndimore, duhet t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese në fazat e ardhshme. Prandaj ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje dhe të zbatojmë politika të bashkimit të të gjitha forcave pozitive dhe progresive në shtet. T’i lëmë anash ndarjet në interes të së ardhmes së vendit, tha sot në konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila personalisht dhe në emër të Qeverisë e uroi dhe përshëndeti votimin për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës. Tha se ky është hap i madh i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin i hapi dyert për të ardhme evropiane dhe euroatlantike të shtetit.

“Uroj për përparimin e përbashkët që të premten e arritën të 80-të deputetët – edhe nga pushteti, edhe nga opozita, me një qëllim të vetëm – të konfirmohet orientimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë. Deputetët të cilët ishin dhe u mbështetën nga të gjitha forcat demokratike në vendin tonë, ndërmorën përgjegjësi, e shfrytëzuan mundësinë historike dhe shkruan faqe të re në historinë e Maqedonisë, me të cilën, më në fund, nxirret nga balta e së kaluarës dhe nga rreziqet e izolimit dhe mungesës së përparimit”, tha Shekerinska.

Vota historike e deputetëve, tha ajo, në të njejtën kohë ishte votë kundër izolimit, por edhe kundër pasigurisë dhe kundër varfërisë. Votë kundër krizave të reja politike.

“Ajo votë sërish i ktheu sytë e botës drejt Republikës së Maqedonisë, e cila e përshëndetë përgjegjësinë e treguar shtetërore të deputetëve. Për përshëndetje është mu ajo përgjegjësi, fuqia që të gjitha punët të vihen anash, ndërsa në qendër të vendimeve të vihet e ardhmja e Maqedonisë. Ky moment historik bën thirrje për bashkim të të gjitha forcave progresive në Maqedoni, kjo na nevojitet si asnjëherë më parë. Besoj se tani është e mundur madje edhe mbështetje më e madhe në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Secili deputet i cili beson dhe din se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e botës perëndimore, duhet t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese në fazat e ardhshme. prandaj ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje dhe t’i zbatojmë politikat e bashkimit të të gjitha forcave progresive në shtet”, tha Shekerinska, e cila duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se edhe amandamentet nuk do t’i shkruajnë prapa dyerve të mbyllura, por në bashkëpunim me Kuvendin.

Ndaj kërkesës së shumicës së qytetarëve, tha ajo, Maqedonia sot edhe më shumë është e gatshme për të ardhmen e saj prosperuese evropiane për të cilën, tha, të gjithë ëndërruam dhe luftuam në këto 27 vite.

“Maqedonia tregoi se është e gatshme të bëhet anëtare e NATO-s dhe se është e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në. Vendimi i shumicës parlamentare prej dy të tretave do të thotë hyrje e Maqedonisë në mburojën e sigurisë të aleacës më të fuqishme ushtarako-politike në botë. Me këtë vendim, Maqedonia bëhet faktor stabiliteti në rajon. Konfirmojmë me këtë vendim se siguria e qytetarëve tanë është e garantuar, ndërsa kufijt shtetëror janë të mbrojtur, dhe atë për çdoherë”, theksoi zëvendëskryeministrja, duke cekur se dyert e hapura të NATO-s dhe të BE-së do të sjellin edhe investime të huaja dhe do t’i inkurajojnë vendorët, nga çka do të hapen vende të reja të punës.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com