Shkup, 17 shkurt – Ministrja e Mbrojtes, Radmilla Shekerinska sot mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s në nivel të ministrave të Mbrojtjes përmes lidhjes video-konferenciere, në të cilën në kuadër të ditës së parë të punës ministrat e filluan përgatitjen e samitit të ardhshëm të Aleancës, i planifikuar që të mbahet deri në fund të këtij viti në Bruksel.
Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në sesionin e parë të punës, ministrja Shekerinska i shprehu qëndrimet e shtetit tonë dhe i mbështeti propozimet e sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg në lidhje me iniciativën NATO 2030, e cila ka për qëllim që ta përforcojë Aleancën edhe ushtarakisht edhe politikisht. Rekomandimet kyçe, theksohet, kanë të bëjnë me miratimin e qëllimeve më të matshme kombëtare të rezistencës, inovacion më i madh, rritje të koordinimit politik mes aleatëve dhe investimit në mbrojtje dhe një varg elementesh të tjera të cilat duhet të zbatohen në Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, të planifikuar për vitin 2022.
Sa i përket shpërndarjes së barabartë të barrës dhe përgjegjësive në Aleancë, ministrat e përshëndetën rritjen e vazhdueshme shtatëvjeçare të shpenzimeve për mbrojtje në drejtim të arritjes së rekomandimeve për arritjen e dy për qind të PBV-së për buxhetin e mbrojtjes prej të cilave më së paku 20 për qind janë të dedikuara për pajisje dhe furnizim.
Në mbledhjen, siç theksohet, ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë tre vjet me radhë shënon vazhdimësi në rritjen e buxhetit në mbrojtje me çka në vitin 2021 ai është projektuar në 1.57 për qind të PBV-së, me çka shteti ynë është në rrugë që deri në vitin 2024 ta arrijë nivelin prej 2 për qind.
“Këtë vit janë siguruar më shumë se 25 për qind të buxhetit të mbrojtjes për pajisje dhe modernizim të forcave të armatosura me çka Maqedonia e Veriut numërohet në grupin e 24 aleateve të cilat tashmë e përmbushën detyrimin e dytë të Samitit të NATO-s në Uells me çka anëtaret paralajmëruan se çdo vit do të ndajnë më shumë se 20 për qind nga buxheti i tyre për furnizim dhe modernizim të forcave të armatosura”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.