Bruksel, 26 qershor – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, para fillimit të takimit ministror të vendeve anëtare të NATO-s për mbrojtje pasdite porositi se Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në të gjitha diskutimet të cilat do të zhvillohen këto dy ditë në Aleancë, duke i përfshirë edhe ato më të ndjeshme.
“Kjo është hera e dytë si ministre e Mbrojtjes të jem e pranishme në takimin për mbrojtje të NATO-s. fakti se edhe ne ulemi në tryezën e njëjtë, se ne praktikisht e ndajmë sekretarin e përgjithshëm nga sekretari për mbrojtje të SHBA tregon se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm partnere, si të gjitha këto vite, por se mbesim aleatë, për ne nuk mbyllen më dyert kur duhet të bisedohet për çështjet e ndjeshme dhe ne marrim pjesë me qëndrimet tona”, deklaroi për gazetarët, ministrja Shekerinska.
Në takimin ministror një prej temave kryesore nga ana e Rusisë në kartën bërthamore për raketa me arritje të mesme. Rusia ka deri më 2 gusht të harmonizohet me kartën, në të kundërtën vendet anëtare do të ndërmarrin masa për t’u përgjigjur në rreziqet. Në këtë takim, vendet anëtare do të bisedojnë dhe do t’i përgatisin hapat të cilat do t’i ndërmarrin nëse Moska e depërton afatin e dhënë. Për Maqedoninë e Veriut është nga rëndësia e jashtëzakonshme që NATO-ja të mbetet e bashkuar për këtë çështje me Rusinë dhe ky është mesazhi që do t’ua transmetojë Radmilla Shekerinska aleatëve të saj,
“Qëllimi ynë është dialogu të çojë deri në zgjidhje dhe ne mendojmë se me çështje të tilla të zgjidhura, çdo pjesë e botës, veçanërisht i yni, do të flejë më qetë. Mendojmë se mesazhi kyç që NATO-ja duhet ta dërgojë pas këtyre çështjeve është mesazh i bashkimit dhe nga përvoja jonë e dimë se kur NATO-ja është e bashkuar rreth ndonjë teme, Aleanca është efikase”, ka thënë Shekerinska.
Në rend dite është edhe ndarja e mjeteve buxhetore në vendet anëtare për mbrojtje. Aleatët kanë deri nëm vitin 2024 të arrijnë normë prej 2 për qind nga bruto prodhimi vendor për mbrojtjen, siç u zotuan në vitin 2014. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do t’i prezantojë edhe numrat e fundit të “ndarjes së barrës” për secilin vend anëtar.
Vendet anëtare sot do të bisedojnë edhe për qëllimet e NATO-s që të zhvillojë politikë të sajën hapësinore, si dhe për vatrat ushtarake në mbarë botën.
Ministrja Shekerinska theksoi edhe se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë këto dy ditë të bisedojë me vendet të cilat ende nuk e kanë ratifikuar protokollin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut.
“Marrim pjesë në secilën mbledhje ku debatohet për tema të rëndësishme, por secilën ndërprerje e shfrytëzojmë dhe fokusi është pikërisht kjo, sipas asaj që jemi marrë vesh këto dy ditë do të bisedoj me kolegët nga Spanja, Holanda, Italia, që ende nuk e kanë ratifikuar protokollin, por edhe Norvegjia dhe Polonia që tashmë e kanë ratifikuar, me të gjithë kemi biseduar, asnjë vend nuk ka dilema, ndërsa mesazhi i ShBA-ve i djeshëm është mesazh i fuqishëm, dhe do të ndikojë ndaj vendeve tjera anëtare”, shtoi ministrja Sheqerinska.
Sipas saj fakti që procesi i ratifikimit shkon shpejt për Maqedoninë e Veriut paraqet sinjal të fuqishëm politik.
“Sot jam këtu si anëtare që është në procesin e ratifikimit, dhe fakti që 19 vende përfunduan me procesin e ratifikimit për një kohë të shkurtër tregon se është sinjal politik dhe ne mendojmë se duhet sa më shpejt të bëhemi vend anëtare dhe se për këtë tashmë janë bindur vendet tjera”, deklaroi ministrja para filimit të takimit.(koha.mk)