Paris, 29 maj – Maqedonia dhe BE-ja nuk guxojnë ta lëshojnë mundësinë e tanishme, porositi sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Paris, ku po merr pjesë në mbledhjen vjetore të Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme (ECFR)
“Maqedonia nuk duhet ta lëshojë këtë mundësi, por shpresoj se edhe BE-ja nuk do ta lëshojë këtë mundësi. Status kuo-ja asnjëherë nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor. Ose do të shkojmë përpara ose do të sillemi në rreth me problemet e njëjta” shtoi ajo.
Në kuadër të mbledhjes u mbajt panel diskutim për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në – „Western Balkans: The EU and Great Power Competition“, në të cilin Shekerinska iu referua gjendjeve në shtet dhe rajon dhe në nevojën e integrimit të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
“Franca në këto momente i nevojitet Maqedonisë dhe rajonit. Tani është momenti të veprohet sepse nëse tani lëshohet mundësia kjo do të nënkuptonte humbje edhe të një dekade edhe atë jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën”, tha Shekerinska.
Në lidhje me kontestin me emrin Shekerinska tha se dy ministrat kanë arritur deri në një kornizë të caktuar për kompromis dhe se Qeveria është e vendosur fortë që të mos ik nga ky problem.
“Besuam se zgjidhja e problemeve në vend dhe me fqinjët është rruga më e shkurtër deri në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe në NATO. Kur për herë të parë ndaluam në rrugën e BE-së dëgjuam se Komisioni Evropian dhe BE-ja janë të rrepta, por korrekte. Por këtë që e shohim sot është se KE-ja dhe BE-ja janë të rrepta, por plot me dyshime”, theksoi ministrja Shekerinska.
Ministrja tha se Qeveria javën e kaluar ka arritur përparim në të gjitha tre lëmitë kyçe – lirinë e mediave, reformat në sektorin kundërzbulues dhe ndjekjen e komunikimeve, sundimin e së drejtës dhe menaxhimin me korrupsionin.
Ajo shtoi se KE-ja e ka notuar këtë përparim dhe ka parë se në vend ka udhëheqësi politike e cila dëshiron të shkëputet nga e kaluara.
Në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor folën edhe Mihael Rot, ministër shtetëror për Evropën në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ministrja Shekerinska është politikanja e parë nga Republika e Maqedonisë, e cila mori ftesë të jetë anëtare e kësaj think-tenk organizate evropiane me ndikim të madh, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Shekerinska u bë pjesë e ECFR-së në fillim të prillit të këtij viti, pas ftesës e cila i ishte dërguar asaj nga ana e grupit treanëtarësh të bashkëkryesuesve me bordin e Këshillit, të udhëhequr nga ish-kryeministri suedez Karll Bilt.
Këshilli Evropian i Punëve të Jashtme është një nga think-thenk organizatat evropiane më me ndikim për inkurajimin e politikës së jashtme koherente dhe efikase e bazuar në vlerat evropiane dhe është platformë për komunikim të liderëve dhe këmbimin e ideve për politikën evropiane.
Në mbledhjen në Paris ministrja Shekerinska u takua dhe bisedoi me kreatorë me ndikim të madh të mendimeve kushtuar Evropës dhe rolit të saj në botë, shtohet në kumtesë.