Podgoricë, 9 tetor – Mali i Zi ka qenë dhe mbetet inspirim për Maqedoninë kur bëhet fjalë për integrimet në NATO, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për revistën malazeze “Partner”.
“Ju treguat se, nëse diçka më të vërtetë dëshironi, mund ta mobilizoni të gjithë shoqërinë që të arrini qëllimin. Treguat se parimi i dyerve të hapura të Aleancës nuk është vetëm frazë. E di se mes 29 shteteve anëtare, Maqedonia ka miq dhe përkrahës të mëdhenj, ndërsa Mali i Zi, padyshim është një prej tyre”, ka thënë Shekerinska në intervistën që e ka pubikuar Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi.
Mbështetja e ndërsjellë dhe miqësia mes Malit të Zi dhe Maqedonisë janë me rëndësi për gjithë Ballkanin, por edhe Evropën, ka vlerësuar ajo.
Duke folur për përfitimet nga anëtarësimi në NATO, ministrja Shekerinska ka theksuar se Mali i Zi është “shembull shkollor për atë se anëtarësimi në NATO pozitivisht ndikon në shtetin”.
“Nuk kemi dilemë se së pari ajo do të ndikojë në sigurinë dhe stabiltietin e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe sigurinë e kufijve të jashtëm. Anëtarësimi në NATO do ta betonojë pavarësinë tonë, sovranitetin tonë dhe integritetin territorial. Ndërsa, kufijtë e sigurisë dhe shoqëria stabile i nxisin investimet, lëviz ekonominë me çka rritet numri i vendeve të punës. Në afatmesëm, rritet edhe çmimi i tregut të punës”, ka thënë Shekerinska.