Shekerinska: Lajme pozitive për ratifikimin në NATO

Shkup, 5 korrik – Lajmet që vijnë për ratifikimin tonë në NATO janë pozitive, kishte brengë të madhe  rreth procesit  në Turqi, por ajo që ka ndodhur ditëve të fundit tregon se me të vërtetë  të gjitha vendet anëtare të Aleancës pajtohen që sa më herët duhet të bëhemi vend anëtar  i NATO-s. Ajo konsiderojmë se  është plus i madh për të gjithë ne, deklaroi sonte ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Gjatë vizitës të një pjese të automjeteve, armatimit dhe pajisjes nga trajnimi ushtarak “Goditje vendosëse 19”, që janë ekspozuar  në qendrën e Shkupit,  ministrja i’u falënderua shteteve që e ratifikojnë Protokollin për anëtarësim ose tashmë  ndërmerren procedura të tilla.

Siç theksoi, prezantimi  është ngjarja e fundit nga trajnimi  me qëllim të kontaktit më të madh mes qytetarëve dhe armatës. Ky është shans, qytetarët të njoftohen  edhe me njerëzit, pajisjen dhe armatimin. Treguam se trajnimi nuk është vetëm për ushtrinë, por t’u tregojë qytetarëve se ajo do të thotë siguri e rritur, dhe prosperitet më i madh”, citoi Shekerinska.

Ushtruesja e detyrës si ambasadore e SHBA-së  Mikaela Shvajcer Blum theksoi se bashkëpunimi i ushtarëve të Maqedonisë dhe SHBA-së në dy javët e fundit  është prezantim i shkëlqyer i fuqisë së bashkimit  siç është NATO-ja ku, potencoi, së shpejti do të bashkangjitet Maqedonia e Veriut.(koha.mk)