Shkup, 3 tetor – LSDM kërkon që procedura e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen e Prespës të hyjë në Parlament, ku siç tha sonte ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, duke përfunduar vullneti i bi 600.000 vota pro NATO-s që u dhanë në referendumin e së dielës. Në një intervistë për 1TV, Shekerinska e ka hedhur poshtë propozimin e zëvendëskryeministrit për çështje evropian, Bujar Osmani, lidhur me votimin e fshehtë të deputetëve, pasi siç u shpreh Shekerinska, kjo mund të çojë vetëm në vonesa dhe asgjë më shumë, transmeton gazeta KOHA.
“Votimi i fshehtë që u përmend dje nga zëvendëskryeministri Osmani mund të çojë vetëm në vonesa tjera. BDI shpreson që në këtë moment nuk do të ketë zgjedhje, por ata janë të vetëdijshëm se nuk ka numër të pafund opsionesh. Ekzistojnë dy opsione, njëra prej të cilave është që të binden deputetët nga VMRO-DPMNE që të mbështesin Marrëveshjen, ndërsa tjetra është zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Shekerinska, raporton KOHA.
Ajo ka thënë gjithashtu se bisedimet me VMRO-DPMNE, të tilla si takimet e udhëheqjes, do të ishin një humbje kohe, e të cilën Maqedonia nuk mund të përballojë me afate të caktuara.
Sa i përket zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, Shekerinska thotë se LSDM-ja nuk do të hyjë në negociata me VMRO-DPMNE mbi kushtet, sepse “kërkesat jologjike dhe amnistia janë kthyer në mënyrë të përsëritur në tavolinë, edhe pse presidenti i KSHZ-së dhe anëtarët e Këshillit Drejtues vijnë nga partia opozitare”. (koha.mk)