Shkup, 20 dhjetor – Kërkuam nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, si trup i vetëm i obliguar të tregojë nëse kompania që fitoi në ankandin elektronik ka leje për të punuar me mazut ose jo. Do të veprojmë ashtu siç do të njoftojë KRRE, marrëveshja nuk është realizuar, ndërsa deri më tani asnjë denarë nuk është paguar në bazë të kësaj marrëveshje.
Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pasi një pjesë e mediave dje njoftuan se kompania “Pucko petrol”, edhe pse nuk posedon leje për tregti me mazut, në qershor të këtij viti ka marrë pjesë në tenderin e MM-së për furnizimin e energjensit.
“Tenderi është shpallur që Ministria të kthejë një borxh të vjetër të mazutit në rezervat shtetërore. Por kjo tregon edhe në një problem më të madh për të cilin diskutuam dje edhe në seancën e Qeverisë dhe ajo është që KRRE licencat të cilat i jep kanë titull të njëjtë dhe thonë “në të gjitha derivatet e naftës”, tha Shekerinska.
Sipas saj, kur do të lexoni në licencë llojin dhe vëllimin, gjithashtu theksohen të gjitha derivatet dhe praktikisht këto janë dokumentet të cilat shumë institucione i hutojnë se një firmë e caktuar mund të punojë me një derivat të caktuar, edhe pse nuk është ashtu.
“Kërkuam në ndryshimet e Ligjit për energjetikë praktikisht KRRE-ja të ketë për obligim, shumë qartë në titullin e dokumentit që e jep të tregojë për cilat produkte një ndërmarrje e caktuar ka leje”, theksoi ajo,
Sipas saj, ndërmarrjet praktikisht e shkelin ligjin nëse në përgjithësi ofrojnë diçka që nuk kanë të drejtë ta zbatojnë dhe është e dukshme se shumë punë janë lënë në zonën gri, që të mund dikush në prapavijë këtë ta keqpërdorë.
Shtoi se obligim i institucioneve është që të japin informacion të saktë dhe të qartë, e jo të krijojnë zona gri në të cilat është i mundur korrupsion, keqpërdorim dhe veprim i paligjshëm.