Shkup/Sofje, 2 prill – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ku homologu i saj bullgar paralajmëroi ndihmë të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit.
“Ministri Karakaçanov paralajmëroi ndihmë të drejtpërdrejtë nga Bullgaria në mbrojtjen e qytetarëve tanë nga përhapja e Kovid-19, si dhe mundësinë e përdorimit të kapaciteteve të tyre për raste emergjente”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë bisedës, homologu bullgar e ka uruar ministren Shekerinska për anëtarësimin në NATO.
Të dy ministrat, qëndron në komunikatë, kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë në luftën kundër pandemisë.(koha.mk)