Kumanovë, 3 prill – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vizitoi sot kazermën “Boro Menkov” të Kumanovës dhe më pas vendkalimin kufitar Bellanoc.
Gjatë takimit me pjesëtarët e Armatës, ajo tha se ishte këtu për të shprehur mbështetje dhe mirënjohje për pjesëtarët e Armatës, të cilët gjatë kësaj kohe emergjente morën kontrollin e plotë të kufirit shtetëror nga MPB-ja dhe në vendkalimet kufitare siguruan mbështetje për zyrtarët e policisë.
Sipas ministres, me këtë i jepet policisë mundësi që të përqendrohet shumë më tepër në zbatimin e masave paraprake dhe sigurisë në gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuara nga koronavirusi.
Ajo i falënderoi dhe i përgëzoi për angazhimin duke theksuar se shumica e tyre janë në ndërrime që janë nga 12 ose 14 orë, dhe shtoi se disa prej tyre gjenden në Dibër dhe Qendër Zhupë, për më shumë se dy javë, janë ndarë nga familjet e tyre dhe janë përqendruar vetëm në detyrën e tyre të Armatës dhe kjo tregon se Armata me të vërtetë funksionon në mënyrë efektive në këto rrethana të jashtëzakonshme.
“Takimi i djeshëm i ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës tregoi se të gjitha Armatat e vendeve anëtare të NATO-s dhe Aleancës janë tashmë të gatshme për të operuar në rrethana të tilla dhe NATO nën udhëheqjen e një prej komandantëve të saj do të ketë operacione të shumta në mbështetje të anëtarëve të Aleancës dhe ne si shtet kemi filluar të përdorim instrumentin e Aleancës për mbështetje të krizave civile. Ne gjithashtu presim bashkëpunim shumë më të madh me Armatat dhe qendrën e aleancës së NATO-s. Bisedat që kemi me kolegët e mi nga Gjermania, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi i kanë krahasuar të gjitha përvojat që kemi pasur. Anëtarësimi në NATO na dha shans për të përdorur të gjithë këta instrumente, por gjithashtu na dha shans së bashku me Armatat tjera dhe sistemet e mbrojtjes të sigurojmë më shumë instrumente për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, tha Shekerinska.
Në vendkalimin kufitar në mes RMV-së dhe Kosovës, që është pjesë e mbështetjes së BE-së, tregon se çfarë do të thotë të jesh pjesë e botës së zhvilluar, mundësinë për të pasur kontroll më të mirë kufijsh, kushte më të mira për policinë dhe tani pjesëtarët e Armatës që i jep shans policisë dhe të Armatës me të vërtetë për të bashkëpunuar në mënyrë cilësore.
“Derisa ne jemi këtu në vendkalimin kufitar, kontrollet mobil të Armatës veprojnë në të gjithë këtë rajon dhe mbajnë llogari njëherë që të kemi kufij shtetëror të sigurt dhe të kemi kontroll në çdo pëllëmbë të territorit tonë para së gjithash për të mos lejuar në kushte të një gjendje të jashtëzakonshme ndonjë tjetër gjendje krize siç ishte me emigrantët, të mos na befasoj në moment më të keq”, deklaroi Shekerinska duke shprehur mirënjohje për pjesëtarët e Armatës që gjithmonë në momente të mira dhe të vështira janë në dispozicion. (koha.mk)