Shkup, 13 janar – Në mënyrë serioze do ta shqyrtojmë nismën e VMRO-DPMNE-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka shumë argumente në të mirë të nismës së tillë, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Sipas Shekerinskës, VMRO-DPMNE e ka inicuar këtë inicijativë menjëherë pas votimit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe për Marrëveshjen e Prespës me atë që kanë dashur ta ndryshojnë temën dhe të harrohet se Maqedonia ka arritur të zgjidh një problem.
“Dëshirojnë që ta ndryshojnë temën, pasi nuk u përgjigjet. Tema tregon se nëse dëshiron të zgjidhësh diçka do ta zgjidhësh, nëse dëshiron ta çlirosh vendin nga izolimi do ta çlirosh, nëse dëshiron perspektivë për qytetarët do t’u ofrosh dyer të hapura dhe jo të mbyllura. Kësaj i referohej nisma që të kërkohen zgjedhje, mirëpo të gjendet mënyrë që ato të mos mbahen. Në mënyrë serioze do ta shqyrtojmë nismën, ka shumë argumente në të mirë të një nisme të tillë”, tha Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.
Në pyetjen nëse është e pranueshme Qeveria teknike, siç qëndron në Marrëveshjen e Përzhinës dhe siç kërkon opozita, Shekerinska u përgjigj se do t’i respektojnë ligjet.
“Definitivisht, për dallim prej VMRO-DPMNE-së, do t’i respektojmë ligjet të cilat i ka sjellë ky shtet. Përgjigja do të jetë Po, në një skenar të tillë ajo që qëndron në ligje nga pika e parë deri tek e fundit do ta plotësojmë”, theksoi Shekerinska.