Manastir, 31 maj – Jemi të përqendruar në zgjidhjen, për mundësinë për shtetin tonë dhe nuk do të lejojmë moskujdes që ajo të shkatërrohet, deklaroi sot në Manastir, zëvendës kryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekrinska, në lidhje me zhvillimin e procesit të bisedimeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
Shekerinska konfirmoi se dy ministrat kontraktuan kornizë për zgjidhje të mirë, që do të jetë lajm i mirë për tërë rajonin.
“Dy ministrat u morën vesh për kornizë për marrëveshje, për të cilën vlerësojmë se do të jetë zgjidhje e mirë për Maqedoninë dhe Greqinë dhe do të jetë lajm i mirë për gjithë rajonin. Mbesin hapat e fundit dha ato janë të rëndësishme dhe shumë shpesh edhe më të rënda. Presim që dy ministrat të bisedojnë për të gjitha hollësitë dhe presim për një kohë të shkurtër, nëse ka përparim të mëtutjeshëm, të kenë edhe takim të përbashkët. Jemi të përqendruar në zgjidhje, për mundësi për shtetin tonë dhe nuk do të lejojmë moskujdesi që këtë ta shkatërrojë”, theksoi ministrja Shekerinska gjatë qëndrimit në Manastir, ku ishte hapur Kompleksi memorial francez.
Në Manastir jemi para një monumenti, shtoi Shekerinska dhe ky përkujton se atdheu ynë asnjëherë nuk ka qenë në situata të lehta, asnjëherë para nesh nuk kanë qëndruar vendime të lehta.
“Gjithçka që kemi bërë e kemi ‘paguar’ me gjak dhe djersë. Edhe pavarësia ynë nuk ishte e lehtë, pas nesh janë edhe disa vite të rënda të krizës politike. E befasuam Bashkimin Evropian, por edhe vetveten, që e bëmë Maqedoninë më të fuqishme se sa ishte para krize, që e bëmë më të bashkuar. Kjo çështje nuk është e lehtë, ndërsa po të ishte e lehtë do të zgjidhej para 25 viteve, para 15 ose pesë viteve, por në shtet nuk duhet të presim që dikush të vijë të na i zgjedh problemet. Duhet të sjellim vendime, secili duhet ta marrë përgjegjësinë për vendim, por edhe për mospasjen e vendimit. Duhet t’u ofrojmë mundësi fëmijëve tanë, të rinjve, vendit tonë që të mos flasë për histori, por t’i len përmendoret dhe të ndërtojë të ardhmen”, deklaroi zëvendës kryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila në ceremoninë festive të varrezave ushtarake në Manastir ishte së bashku me ministren Zheneviev Dariesek, sekretare shtetërore në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Francës.
Në pyetjen e gazetarëve drejtuar ministres Dariesek në lidhje me dokumentin “non-pejper” që qarkullon npër shtetet anëtare të BE-së, ajo deklaroi:
“Të flitet për një dokument pune që nuk ka kurrfarë rëndësie zyrtare, e për të cilin e di se në kohën e fundit shkruhej në media për të, është diçka që duhet të shqyrtohet dhe për atë duhet që nga fundi i muajit qershor të mendojmë për arritjen e qëllimit tuaj final. E di se është bërë punë e madhe, u mbetet ende dhe jemi të vetëdijshëm për përparimin që e arriti shteti”, u përgjigj Dariesek.
Kompleksi memorial në Manastir i kushtohet kujtimit për ushtarët francez, të cilët luftuan në Frontin e Maqedonisë, si dhe popullatës lokale, e cila e ka përkujtuar këtë luftë me ta.