“Ka ardhur Shekerinska, njëherë Orce Kamçevi, më shumë herë Zoki Milevski, kanë qenë edhe Stefan Bogoev, Kiracoski, Lila Filipovska, Sergej, Anita Koçishki dhe të tjerë”, tha dëshmitarja. Pala mbrojtëse e pyeti nëse ka qenë edhe ministri Venko Filipçe, me çka dëshmitarja e konfirmoi, duke shtuar se ka ardhur së bashku me Kamçevin
Omer XHAFERI
Shkup, 27 dhjetor – Gjykimi për rastin “Zhvatja”, do të vazhdoj më 3 janar të vitit 2020. Në këtë seancë pritet të dëshmojë zëvendësja e ish-prokurores speciale, tashmë të akuzuarës Katica Janeva, prokurorja Elizabeta Josifovska. Seanca e djeshme gjyqësore për rastin “Zhvatja”, u realizua me rrëfimin Hristian Banevskit, gazetar i cili ka punuar në “1TV”, pronë e të akuzuarit të parë në lëndën, Bojan Jovanovski – Boki 13. Gazetari Banevski, në cilësinë e dëshmitarit në rastin “Zhvatja”, u përgjigj në pyetjet e prokurores së lëndës, Villma Ruskoska, duke treguar se si ka funksionuar televizioni dhe si janë pranuar udhëzimet për paralajmërimin e temave dhe lajmeve të caktuara.
“Duhej të lexoj paralajmërime se do të dërgojmë mostra nga analizat e të gjitha ujërave të ambalazhuar në treg. Disa herë gjatë kohës së reklamave Bojan Jovanovski insistoi që disa herë ta përsëris atë, që pas disa muajve sponsor i televizionit të jetë Pelisterka dhe tek unë në tavolinë te gjendet një ujë i ambalazhuar Pelisterka”, deklaroi Banevski. Pastaj pranova kërkesë nga Jovanovski, të bëjë storje për një industri mishi nga Velesi. Kur e kërkova pronarin e firmës Argija, siç tha dëshmitari, ai i ka piskatur, dhe pas disa muajve ai vet na kërkoi dhe na pranoi në bisedë. Ndërkohë, Banevski kishte kuptuar se u takua me Bojanin. “Më tha, po ‘ju nuk jeni gazetar, por punoni si reketar’. Pasi unë isha i ofenduar dhe pastaj kërkova arsyetim nga Bojani dhe kërkova të di nëse e reketoni atë njeri, dhe ai mu përgjigj se ky televizion duhet të jetoj nga diçka. Unë i thash se nuk dëshiroj të punoj më në këso temash dhe se do të largohem”, deklaroi Banevski.
Ai theksoi se më pas, në një farë mënyrë është distancuar dhe më nuk i janë dhënë aso detyrash deri në mbylljen e televizionit. Në pyetje të Boki 13, se vallë si gazetar në “1TV”, ka pasur liri të plotë në realizimin e lajmeve, dëshmitari Banevski, tha po, përveç në rastet e përmendura. Po ashtu, dëshmitari Banevski, nga i akuzuari i parë Boki 13, u pyet nëse ka pasur detyrë të punës të kujdeset për marketingun e televizionit, me çka ai u përgjigj, jo. “Në fillim kishim liri të plotë, dhe më pas kishim liri. Për atë edhe më befasoi mënyrë e rasteve të cilat i tregova. Më befasoi edhe ajo se si është trajtuar tema me kthimin e pasaportës së Kamçevit. Isha i suspenduar për një muaj, pasi në emision i publikova tre gjëra për të cilat Bojani, më tha para emisionit se nuk guxoj t’i publikoj”, tha dëshmitari.
Dëshmitarja e dytë në seancën e djeshme për rastin “Zhvatja”, ishte e punësuar me honorar te Bojan Jovanovski, e cila përgjigjej në pyetje të prokurores për atë se si ka qenë e rregulluar dhe kush ka ardhur mysafir. “Kishte shumë mysafir të njohur. Në shtëpi kishte më shumë piktura nga një galeri, por nuk ishin paguar, por ashtu të vendosura për shkak se vinin persona të njohur, pra ka më shumë mundësi të shitet ndonjë pikturë”, tha dëshmitarja. E pyetur se kë ka parë në shtëpinë Boki 13, dëshmitarja tha se kanë ardhur më tepër persona të njohur. “Ka ardhur Shekerinska, njëherë Orce Kamçevi, më shumë herë Zoki Milevski, kanë qenë edhe Stefan Bogoev, Kiracoski, Lila Filipovska, Sergej, Anita Koçishki dhe të tjerë”, tha dëshmitarja. Pala mbrojtëse e pyeti nëse ka qenë edhe ministri Venko Filipçe, me çka dëshmitarja e konfirmoi, duke shtuar se ka ardhur së bashku me Kamçevin. Rasti “Zhvatja”, në Gjykatën Penale të Shkupit, udhëhiqet nga gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskoska. Prokuroria për luftim e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në tetorit të këtij viti ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovskitz, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.