Shkup, 2 qershor – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në forumin e sotëm theksoi se pas dy viteve të formimit të Qeverisë dhe anëtarët e saj edhe shteti në tërësi kanë arritur që ta luajnë rolin e “gejm çenxher” jo vetëm lidhur me të ardhmen tonë por edhe me drejtimin që duhet të niset gjithë rajoni jonë. Para vetëm dy viteve, shtoi ajo, qytetarët dhe politikanët nuk kanë mundur të shprehin anëtarësimin në NATO, njofton Koha.mk
“Sot dy vite pas formimit të kësaj Qeveria, si shtet mund të themi se kemi bërë vlerësim të drejtë dhe të të duhur dhe e kemi kryer punën e domosdoshme – reforma të brendshme në kombinim me zgjidhjet rajonale”, shtoi mes tjerash Shekerinska.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se vlerësime të sakta dhe politika të vërteta ka pasur edhe në pjesën e mbrojtjes.
“Në MM e kemi ristartuar procesin e reformave të brendshme. Nga zero kemi filluar dhe e kemi finishuar kontrollin e brendshëm mbrojtës për gjithë vitin e kemi hartuar strategjinë për mbrojtje, ndërsa Qeveria tashmë e ka miratuar planin afatgjatë për zhvillim të mbrojtjes së bashku me planin për modernizimin e forcave të armatosura, dokumente strategjike që janë vonuar disa vite”, tha Shekerinska.
Ministrja u përqendrua edhe në vendimet kadrovike, si dhe në rritjen e rrogave në Armatë, ndërsa nga shtatori do t’i rrisin edhe për pesë për qind. Janë organizuar katër stërvitje të rëndësishme rajonale, hark kohor i përpunuar dhe udhërrëfyes i saktë për sigurimin e hapësirës ajrore si anëtare e ardhshme e NATO-s. (koha.mk)