Shkup, 21 janar – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot do të takohet me homologun e saj slloven Karl Erjavec, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në suaza të vizitës, në organizim të Komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të mbahet diskutim në të cilin do të marrin pjesë ministrja Shekerinska dhe ministri Erjavec.
Diskutimi do të përqendrohet në rolin e NATO-s në vendin tonë, përfitimet që i siguron anëtarësimi i NATO-s, si dhe përvoja sllovene, sfidat dhe përftimet nga inkuadrimi i tyre në NATO.
Me këtë ngjarje do të shënohet ndërmarrja e rolit të Republikës së Sllovenisë me të cilën ato po bëhen NATO kontakt ambasadë për Republikën e Maqedonisë.