Shekerinska: Do ta padis “Republikën”

Shkup, 24 gusht – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk ka bërë të ditur se do të ngrit padi kundër portalit “Republika” për siç pohon, “gënjeshtrat kundër saj”.

“Do ta padis ‘Republikën’ për gënjeshtrat, pasi reagimet deri te janë të panevojshme dhe të kota. Të gjithë e dimë se me tekstet e tyre ta panënshkruara, kanë punuar për ‘pronarët’ e tyre. Pronarët na e vodhën shtetin, ndërsa ata e kanë për detyrë të gënjejnë. Gënjejnë e manipulojnë me qëllim të vetëm që e shohim në vepër çdo ditë nëpër gjyqe: të pamundësojnë, shtyjnë e pengojnë çfarëdo procedure për krimin, korrupsionin dhe keqpërdorimet që i dëgjuam në ‘bomba’ dhe i pamë në vepër gjatë 10 viteve të kaluara. Krijuan strukturë mafioze e cila merrte firma dhe shkatërronte jetë brenda natës, e cila kontrollonte, shantazhonte dhe paguante gazetarë, e cila dinte vetëm të paguajë, blejë ose shesë…dhe tani dëshiron të ikë nga drejtësia dhe përgjegjësia. Çka do të bëjë? Të njëjtën gjë, por me më shumë gënjeshtra dhe më shumë para. Nuk patën sukses deri tani. Nuk do të kenë as tash!”, ka shkruar Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk.