Shkup, 2 mars – Republika e Maqedonisë dhe Qeveria e saj janë fuqishëm të përkushtuar që të bëhet vendi-anëtar i 30-të i Aleancës, për çka ka konsensus te të gjitha partitë politike, por edhe mbështetje të lartë nga qytetarët e Maqedonisë.
Këtë e theksuan zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, në takimin e sotëm në Shkup me ambasadorin Alehandro Albargonzales, ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë dhe Maçej Popovski, zëvendës drejtor i përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian, të cilët janë për vizitë të parë të përbashkët në Republikën e Maqedonisë.
“Republika e Maqedonisë ishte në krizë serioze politike gjatë viteve të fundit, por qytetarët dhe Qeveria treguan se nëse kemi vullnet, nëse jemi të përkushtuar dhe fuqishëm të vendosur për të vazhduar në rrugën e reformave, ne kemi kapacitet për ta bërë atë. Në periudhë jashtëzakonisht të shkurtër, RM-ja arriti sërish të imponohet si shembull pozitiv në rajon. I investojmë të gjitha përpjekjet për t’i realizuar reformat të cilat janë të orientuara ndaj çdo pjesëtari të Armatës, ndaj kushteve në të cilat ai punon, ndaj pajisjes së tyre, njohurive dhe aftësive”, tha ministrja Shekerinska.
Me rëndësi është, theksoi Shekerinska, të përmendet se me pranimin e Republikës së Maqedonisë, NATO-ja do të ketë edhe një anëtar i cili ka kapacitet të japë kontributin e tij ndaj përpjekjeve të Aleancës për paqe dhe siguri në nivel global.
Kjo, tha Shekerinska, është e dukshme edhe përmes pjesëmarrjes tonë afatgjatë në misionin e NATO-s në Afganistan, “Mbështetje vendimtare” ku kohë më parë e kemi rritur kontingjentin e Maqedonisë për 20 për qind.
Shekerinska shtoi se buxheti i Ministrisë është rritur, por edhe se ato mjete shpenzohen në mënyrë racionale dhe ekonomike.
Ka informuar se për momentin në Ministrinë e Mbrojtjes në mënyrë aktive punohet në Kontrollin strategjik të mbrojtjes dhe se ai dokument do të jetë bazë për reforma të mëtutjeshme dhe drejtimi në të cilin do të zhvillohet Armata e Republikës së Maqedonisë.
“Përmes Kontrollit strategjik të mbrojtës (KSM) do të krijohet një pasqyrë për nevojat reale të mbrojtjes dhe atë që Maqedonia do të mund ta sigurojë. KSM do të ndihmojë në pjesën e modernizimit të mbrojtjes me definim të prioriteteve të vërteta”, tha Shekerinska.
Në këtë kontekst, ministrja i shprehu falënderim Aleancës së NATO-s dhe vendeve të saj anëtare, veçanërisht SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për përkrahjen për krijimin e dokumentit strategjik kualitativ.
Shekerinska theksoi se Maqedonia dëshiron të jetë edhe një fqinj i mirë, sepse vetëm një rajon i lidhur dhe stabil mund të jetë parakusht për zhvillim.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov në takim e ka riafirmuar përcaktimin e vendit për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO, si një nga prioritetet e larta të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë. Ka argumentuar se Maqedonia veçmë kohë të gjatë vepron si vend defakto anëtare e Aleancës, veçanërisht në ndarjen e përgjegjësive të përbashkëta me vendet-anëtare të NATO-s.
Me këtë rast Dimitrov në mënyrë të veçantë e theksoi bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan dhe përcaktimin tonë për kontribut afatgjatë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
“Si anëtar përgjegjës i bashkësisë ndërkombëtare dhe partnerit shumëvjeçar të përkushtuar të Aleancës, Republika e Maqedonisë do ta rrisë pjesëmarrjen në misionin “Mbështetja vendimtare” për 20 për qind, theksoi Dimitrov.
Ai e nënvizoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për qëndrim në kursin reformues në kuadër të procesit MAP, me qëllim të përforcimit të mëtutjeshëm të performansave politike, mbrojtëse dhe të sigurisë së vendit, që çon drejt integrimit të plotë dhe të shpejtë të vendit në NATO.
Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alvargonzales tha se para një viti kanë qenë të shqetësuar nga kriza në Maqedoni dhe i inkurajoi liderët që të japin maksimumin në drejtim të reformave. Theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë krenare në atë që e bën për vendin dhe për të ardhmen e qytetarëve të saj.
Dy mysafirët, Alvargonzales dhe Popovski dhanë mirënjohje për reformat që i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si dhe për kontributin në misionet “Mbështetja vendimtare” në Afganistan dhe ALTEA në BeH, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar të RM-së.