Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sot me ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov është mbajtur brifing me ambasadorë të shteteve anëtare të NATO-s, të akredituar në vend.
Pres shërbimi qeveritar ka bërë të ditur se brifingu i është kushtuar aktualiteteve lidhur me procesin paraqasës të integrimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancën Veri-atlantike dhe ka pasur për qëllim ambasadorët e shteteve anëtare të NATO-s të jenë të informuar për hapat e ndërmarrë si dhe aktivitete vijuese në kuadër të procesit paraqasës për anëtarësim.
“Në takimin me ambasadorët, Shekerinska dhe Dimitrov detajisht kanë pranuar Programin për vazhdimin e reformave e cila paraqet pjesë përbërëse të procesit paraqasës të vendit në Aleancën e NATO-s”, thuhet në komunikatën e pres shërbimit të Qeverisë së Maqedonisë.