Shkup, 27 nëntor – Buxheti për mbrojtje në vitin 2020 do të arrijë 10,1 miliardë denarë që është rritje prej 22 për qind në krahasim me këtë vit. Siç theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska prioritet në krijimin e buxhetit janë modernizimi dhe resurset njerëzore. Nga shuma e buxhetit për mbrojtje e cila do të thotë përfshirje prej 1,4 për qind nga BPV të vendit, për herë të parë 20 për qind do të dedikohen për pajisim dhe modernizim të Armatës, që është edhe obligim edhe nga anëtarësimi në NATO, njofton KOHA.
Kjo, sipas Shekerinskës, do të thotë se për këtë shkallë shuma është rritur për 56 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa fokusi kryesor do të jetë në pajisimin e njësive deklaruese. Para janë paraparë edhe për financimin e makinave inxhinierike, për furnizim të automjeteve luftarake dhe pajisje për pajisje të komunikimit dhe sajber.
Në pjesën e prioritetit të dytë, kujdesi për njerëzit, Shekerinska theksoi se sivjet me ligj dhe me buxhet janë siguruar 7.000 denarë për qira, si dhe rritje të pagave të të punësuarve në mbrojtje për 16 për qind me çka të ardhurat e tyre rriten për mbi 50 për qind.
Një pjesë e buxhetit do të shkojë edhe për rikonstruimin e objekteve të armatës nga të cilët pjesa më e madhe janë të vjetra, ndërsa shuma e përgjithshme e përcaktuar është 263 milionë denarë ose tre herë më shumë nga viti 2018.
Është paraparë përmirësim të mbështetjes logjistike prej 8,4 milionë denarë me të cilën mes tjerash do të rritet kompensimi i pjesëmarrësve në misione paqësore dhe humanitare, shkollime, trajnime, stërvitje në vend, por edhe jashtë vendit. Për shkak të përmirësimit të gatishmërisë luftarake një pjesë e këtyre mjeteve do të shkojnë edhe në mirëmbajtjen e sistemit aktual që, siç tha Shekerinska, është një prej pikave më kritike në sistemin e deritanishëm.
Ajo theksoi se vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut edhe formalisht do ta rrumbullaksojë procesin e anëtarësimit në NATO, Aleanca më e fuqishme ushtarake politike në botë.
Në pajtim me anëtarësimin në NATO, obligim i vendit është që buxheti i mbrojtjes të arrijë 2 për qind nga BPV-ja. Është paraparë që buxheti edhe në vitet e ardhshme të rritet me shkallë prej 0.2 për qind për arritje të këtij qëllimi. (koha.mk)