Shkup, 12 janar – Maqedonia sërish shihet si shembull, i mirë, me çka krijohet atmosferë pozitive në Komisionin Evropian, Vendi duhet të fokusohet në reforma. Këtë e deklaroi Zhan Kristof Beliard, drejtor politik në shërbimin për politikë të jashtme të Unionit, i cili sot e kryesoi delegacionin e BE-së në takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin në të cilin ishin të pranishëm edhe Angelina Ajhorst, drejtori i Evropës Perëndimore, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, si dhe euroambasadori Samuel Zhbogar, është konkluduar se është vërejtur progres në reforma dhe se Ballkani është sërish në fokusin e Bashkimit Evropian.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, së bashku me Kuvendin dhe institucionet tjera jemi të fokusuar në reformat e programit 3-6-9. Ne besojmë fuqishëm se kthimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë për stabilitet vendor dhe rajonal dhe për këto procese presim mbështetje nga Bashkimi Evropian”, tha ministrja Shekerinska.
Drejtori politik Beliard theksoi se atmosfera e re pozitive është qartë e dukshme dhe se ka shumë elemente, që do t’i ndihmojnë Ballkanit si tërësi, ndërsa një prej tyre edhe edhe presidenca e Bulgarisë me Unionin.
Ministrja e theksoi edhe faktin se në Maqedoni ekziston konsensus i plotë rreth integrimit në NATO dhe në bashkimin Evropian dhe se kur qytetarët dhe institucionet shikojnë se rajoni kthehet në axhendën e BE-së, disponimi për reforma është shumë më i fuqishëm.