Kumanovë, 9 prill – Anëtarësimi në NATO për shtetin është i rëndësishëm jo vetëm për planin e sigurisë, por edhe për planin ekonomik, për të cilën kanë arritur edhe konfirmime politike edhe ekonomike, pikërisht gjatë shënimit të Javës së NATO-s vlerësoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, gjatë vizitës në Kumanovë në ditën e hapur të organizuar të Armatës me qytetarët.
“Kohët e fundit është konfirmuar se pas shumë vitesh rejting të ulët kreditor, kishim sukses si shtet ta përmirësojmë rejtingun kreditor që do të thotë se shteti, kompanitë dhe qytetarët do të mund të marrin mjete në kushte më të volitshme”, tha ministrja.
Rritja e eksportit, e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe posaçërisht ulja e papunësisë shtoi ministrja, tregon se kur shteti ndërmerr hapa të vërtetë në planin politik, kjo sjell edhe rezultate ekonomike pozitive.
“Ajo që na duhet tani është të vazhdojmë, ta rrumbullaksojmë procesin e ratifikimit për anëtarësimin në NATO, që jemi të bindur se do të ndodhë edhe këtë vit, t’i fillojmë negociatat me BE-në dhe të tregojmë se ky shtet ka mësuar nga gabimet e veta dhe se në periudhën e ardhshme do të sigurojë edhe shtet më të sigurt dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët e vet”, deklaroi Shekerinska.
Ministrja e Mbrojtjes paralajmëroi se sot në Kumanovë do të diskutojnë për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe i theksoi të dhënat zyrtare në nivel të shtetit.