Shkup, 17 qershor – Anëtarësimi I Maqedonisë së Veriut në NATO është rezultat I vendimeve të guximshme. Besoj se në frontin e BE-së duhet të ketë politikë gjeopolitike, ndërkaq kjo për Ballkanin është zgjerimi dhe ajo ishte reçetë që u tregua e suksesshme, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila mori pjesë në panel diskutimin në forumin GLOBSEK në Bratisllavë, së bashku me ministrant e mbrojtjes të Sllovakisë, Jarosllav Nad dhe të Kanadasë, Harxhit Saxhan.
Sipas ministres, bllokimi në fillim të negociatave me BE-në krijoi vacuum, që e hapi derën për skenarët e vjetër të cilët nuk I sollën asgjë të mirë Ballkanit dhe Evropës.
“Kur u bëmë anëtare e NATO-s dhe kjo ishte luftë të cilën ata të cilët tentuan të na parandalojnë, e humbën, ata nuk humbën kohë, ata menjëherë u kthyen drejt qëllimit tjetër – BE-së, duke e minuar anëtarësimin drejt BE-së dhe duke dërguar porosi të fuqishme në Ballkan se perëndimit nuk duhet t’I besohet. Pamë jehonë në Beograd, Prishtinë, Sarajevë e madje edhe në Podgoricë – se në Maqedoni të Veriut bënë reformat ë mëdha, erdhën deri te zgjidhja me Greqinë pas 3 dekadave, hynë në NATO, por shihni me BE-në – ata nuk I përmbushën premtimet e tyre”, tha Shekerinska.
Duke folur për Agjendën e NATO 2030, ministrja tha se anëtarësimi I shtetit tonë në NATO është rezultat I vendimeve të guximshme, ndërsa pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, të dy qeveritë treguan vullnet politik për ta zgjidhur kontestin I cili zgjati tejet shumë.
“Duhet të sfidohemi si politikanë të jemi të guximshëm, ta sfidojmë situatën status-kuo. Para tre viteve e nënshkruam Marrëveshjen e Prespës dhe askush nuk priti të ketë sukses. Ia dolën. Sot jemi anëtare e NATO-s. Dy qeveritë treguan vullnet politik për të zgjidhur contest I cili zgjati tejet shumë”, tha Shekerinska.
Siç nënvizoi Shekerinska, NATO e mbajti fjalën e vet kur bëhet fjalë për inkuadrimin.
“Jam e kënaqur që e mbajtëm fjalën për politikën e dyerve të hapura edhe në këtë Samit, kjo është shumë me rëndësi, por besoj se në frontin e BE-së, siç tha kryetari I Komisionit, duhet të ketë politikë gjeopolitike, e ai për Ballkanin është zgjerimi dhe ajo ishte reçetë e cila u tregua e suksesshme, Mendoj se është koha të shkohet përpara”, tha ministrja.