Dy apartamente luksoze ka blerë një sheik i pasur nga Arabia, njërin për t’ia lënë familjes së tij dhe tjetrin stafit që kujdeset për ta. Banesat e blera në Knightsbridge kanë kushtuar plot 25 milionë dollarë. Apartamenti i familjes kushtoi 17 milionë, ndërsa ai për punëtorët që është vetëm 10 minuta larg ka kushtuar 8 milionë. Apartamenti i familjes së tij ka pesë dhoma, ndërsa tjetri ka katër, të cilat janë ridekoruar me motive kontemporane. Sipas “Dialy Mail”, ky rast përfaqëson shitjen me vlerën më të lartë në atë zonë pas dy vitesh. Sheiku, emri i të cilit nuk është zbuluar zotëron disa qendra tregtare dhe ambientet ku shiten makinat luksoze. “Kjo marrëveshje prej 25 milionë paund është një ndër shitjet rekord për këtë zonë dhe shitja më e madhe për dy vite. Kjo gjë tregon se Londra mbetet vendi kryesor për zgjedhjen e personave të pasur”, tha menaxherja Becky Fatemi për “Daily Mail”. Ajo shtoi gjithashtu se marrëveshjet luksoze me vlerë mbi 10 milionë paund bëhen nga blerës që janë shumë kërkues në zgjedhje.