Paris Sen-Zhermeni ka filluar të mendojë për sezonin 2018/19. Klubi i Al-Khelaifi, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, po mendon për një ndryshim në stol: jashtë Emery, brenda Zidan. Menaxhimi i keq i ekipi pas blerjeve të rëndësishme të Nejmar dhe Mbappe duket se ka bindur pronarët që të nisin kontaktet me trajnerin francez, i cili ka fituar dy edicionet e fundit të “Champions League” me Real Madridin. Duhen rezultate dhe Ligue 1 nuk mjafton më. Zidan konsiderohet si zgjedhja e duhur, edhe për shkak se Florentino Perez duket se ka filluar gjithashtu të kërkojë për ta zëvendësuar “Zizou”.