Sezoni i Super makinave ka goditur edhe një herë Londrën. Kjo pasi milionerët e Lindjes së Mesme kanë zbaruar për pushime në Britani, të cilët sjellin me vete një sërë automjetesh jashtëzakonisht të shtrenjta përfshirë Mercedes, Rolls Royces dhe BMW. Ardhja e super makinave në muajt korrik dhe gusht është bërë tashmë një gjë e përvitshme, e cila tërheq vëmendjen e kalimtarëve. Por sheikët e pasur janë kthyer në një problem për autoritete vendase pasi ata i parkojnë në mënyrë jo të rregullt makinat e tyre.