Shkup, 6 shkurt– Prokurorja themelore publike, Villma Ruskovska sot realizoi takim me ambasadoren britanike Rejçel Galouej, në të cilin u bisedua për sfidat me të cilat çdo ditë përballet dhe për gatishmërinë e prokurorisë që të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionin, përcjellë gazeta KOHA
Siç theksohet në kumtesën e PPRM-së, ambasadorja Galouej, në takim e ka theksuar rëndësinë e prokurorisë për qeverisjen e të drejtës në vend, si dhe në procesuimin e lëndëve nga sfera e krimit ekonomik dhe korrupsionit. (koha.mk)