Shefja e zyrës së BE’së Natalya Apostolova po qëndron në zyrën ku prej dje po qëndrojnë deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë zgjedhur të mos dalin nga aty deri të vijë në Kosovë komisionari i BE’së, Johannes Hahn.
Apostolova ka hyrë në zyrë dhe mediat nuk janë lejuar të kenë qasje në këtë takim, duke e mbyllur derën.
Ndërkohë, akoma nuk është bërë e ditur nëse Hahn do t’ua plotësojë dëshirën deputetëve serbë, pasi në agjendë ai nuk ka një takim me ta.
Sidoqoftë, këta deputetë e kanë kaluar natën në hapësirat e Kuvendit që nga mbrëmë dhe janë duke pritur që të takohen më komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ndryshe, ky lloj proteste ka ardhur pas vendosjes së taksës prej 100 për ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës.