Bruksel, 14 shkurt – Shefi i zbulimit ushtarak belg, Klement Vandenberg përkohësisht është suspenduar nga detyra për shkak të akuzës për spiunazhë në dobi të Rusisë, shkruan gazeta “De Morgen”.
Gazeta shkruan se kabineti i Vandenbergut ishte vulosur që në fund të janarit, ndërsa ai ndodhet në arrest shtëpiak.
Autoritetet dyshojnë se ai ka shkatërruar dokumente të besueshme. Nuk ka hollësi për kontaktet e tij me Moskën.
Burime për gazetën thonë se aktivitetet ndaj Vandenbergut mund të jenë rezultat i luftës për pushtet brenda shërbimit.