Millan Mojsiloviq është i lindur në Mitrovicë më 3 gusht të vitit 1967. Ka mbaruar Akademinë ushtarake, dhe Shkollën e mbrojtjes nacionale në Beograd. Nga kurset ndërkombëtare me rëndësi ka mbaruar programin me kohëzgjatje prej katër muajve në Kolexhin evropian për studime të sigurisë, informon B92,transmeton koha.mk.
Prej detyrave të rëndësishme operative ka kryer detyrën e komandantit të detapartamentit operativ në Komandën e forcave operative të ushtrisë serbe, të zëvendës komandantit të Bashkësisë së komandës operative në Shtabin e përgjithshëm dhe komandant i këmbësorisë.
Në periudhë prej një viti, prej muajit tetor të vitit 2013, përveç detyrës së Shefit të përfaqësisë ushtarake të misionit të Republikës së Serbisë pranë NATO-s, ka shërbyer edhe si Kryetar i Gruupit ndërkombëtar këshilldhënës në qendrën për bashkëpunim dhe siguri RACVIAC.