Shefi i UNMIK-ut vazhdon me qëndrime pro serbe, s’e njeh ushtrinë e Kosovës!

0

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, merr parasysh miratimin e tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilave iniciohen ndryshimet substanciale të rolit dhe përgjegjësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas deklaratës së UNMIK Tanin i referohet Rezolutës 1244 të KSKB-së, përmes së cilës i jepet përgjegjësia pranisë ndërkombëtare të sigurisë, gjegjësisht Forcës së Kosovës (KFOR), për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.”, thuhet në deklaratë.

PSSP-ja inkurajon të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të mund t’i rrisnin tensionet dhe që të gjitha çështjet të trajtohen përmes dialogut politik.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme deputetët e Kuvendit kanë votuar tri projektligjet që ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përkatësisht ushtri.

Projektligji i fundit i votuar është ai për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili u votua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Comments are closed.