Shefi i SHM të forcave të armatosura austriake për vizitë në Maqedoni

Për vizitë dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM) do të qëndrojë shefi i Shtatmadhorisë (SHM) të Forcave të armatosura (FA) të Austrisë, gjenerali Otmar Komenda. Gjenerali Komenda së bashku me nikoqirin e vet, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, gjatë ditës së parë të vizitës, do të realizojnë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ku do të marrë pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Maqedonisë, Renate Kobler. Në orët e pasdites gjeneralët do ta kontrollojnë kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në rajonin e karakollit “Bogorodicë”.

Në kuadër të ditës së dytë të vizitës nesër do të pasojnë bisedat informative ndërmjet delegacionit të SHM të FA të Austrisë dhe SHM të ARM-së do të realizohen në ditën e dytë të qëndrimit në shtet, ku do të bëhet fjalë për procesin e transformimit dhe strukturës së ARM-së, kontributin e saj në misionet ndërkombëtare paqësore dhe rolin në pëtballje me krizën e migrantëve dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral të armatave në fushën e forcave për operacione speciale.