Shefi i SHM-së së armatës norvegjeze për vizitë në Shkup

Shkup, 13 gusht – Një delegacion i forcave të armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, i kryesuar nga shefi i SHM-së së forcave të armatosura, admiral Hakon Brun Hansen prej dje është për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, admirali Hansen në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë sot do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerniska.

Tema kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit bilateral ushtarak, transformim i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare.

Pas aktiviteteve në Shtatmadhori, admirali Hansen do të ketë takim me kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.