Riad, 21 tetor – Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Eksper sot ka arrit në vizitë të paparalajmëruar në Riad, ka njoftuar televizioni shtetëror “Al Ekbari”.
Televizioni nuk ka zbuluar ndonjë detaj mbi programin e vizitës së ministrit amerikan e cila pason pas vizitës së tij në Afganistan, transmeton gazeta KOHA.
Më 11 tetor Uashingtoni ka miratuar pozicionimin e mijëra ushtarëve në Arabinë Saudite që të mbrojë aleatin e tij më të madh në rajon nga destabilizimi që sipas SHBA-së e zbaton Irani.
Uashingtoni që në fund të shtatorit ka paralajmëruar pozicionimin e 200 ushtarëve në Arabinë Saudite, që ka qenë kontingjenti i parë pas tërheqjes së trupave amerikanë në vitin 2003.
Në muajt e fundit janë rritur tensionet mes Arabisë Saudite dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Irani nga ana tjetër.(koha.mk)