Shefi i NATO’s flet në telefon me Haradinajn dhe Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka biseduar në telefon me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Stoltenberg ka ritheksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të bëhet ushtri në çdo kohë, duke shtuar se nëse bëhet tani, është në kundërshtim me këshilltat e NATO’s, shkruan gazetametro.net.
Shefi i NATO’s ka thënë se arsyeja e thirrjes në telefon ka qenë për të ftuar që të dy krerët në takimin e të mërkurës së ardhshme që NATO mban me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Sot telefonava të dy, presidentin Vucic dhe zotërin Haradinaj, për të biseduar me ta rreth takimit të mërkurës së ministrave të Jashtëm të NATO’s në Ballkanin Perendimor”, ka thënë Stoltenberg.

I pari i NATO’s ka treguar se Haradinajt ia ka bërë të qartë edhe një herë se ushtria është kundër këshillave të NATO’s.

“Me Zotëri Haradinaj, bisedova për një plan për të shkuar tutje me tranformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri. Po ashtu përmenda se një lëvizje e tillë nuk mund të ndodhë në këtë kohë, dhe është kundër këshillave të NATO’s, dhe mund të ketë një ndikim jo të mirë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës. Kam theksuar se mandati i Forcave të Sigurisë të Kosovës duhet të evolvojë, dhe NATO duhet të ekzaminojë nivelin e lidhjes sonë me Forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Stoltenberg.

Ndërkaq, Stoltenberg ka thënë se Vucic’it i ka kërkuar t’i ulë tensionet aktuale, duke ia kujtuar se dialogu është mënyra e vetme për paqe.

“Gjithashtu kam folur edhe me presidentin Vucic për nevojën e uljes së tensioneve të tanishme. I kam rikujtuar se dialogu është mënyra e vetme për të mbajtur paqen në rajon”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, Stoltenberg në fund tha se edhe Prishtina edhe Beogradi duhet t’u shmangen deklaratave provokuese dhe të qetësohen.

Ndryshe, dje Stoltenberg kërcënoi Kosovën se në rast të krijimt të ushtrisë më 14 dhjetor, do të ketë pasoja.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com