Shkup, 24 tetor 2018 – Nënkryetari i Qeverisë së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Siç bëri të ditur MPJ, në takim e Cerarit me Dimitrovin, është paraparë të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis të dy shteteve miqësore, si dhe për mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në më shumë fusha me interes të përbashkët.
Të dy ministrat do të marrin pjesë edhe në ngjarjen solemne me rastin e hapjes së hapësirave të reja të Ambasadës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë.
Në prag të vizitës në Shkup, Cerar në intervistën për MIA-n theksoi se Sllovenia dëshiron që Maqedonia sa më shpejt që është e mundur të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s sepse kjo sjell përfitime të mëdha për vendin. Shumë hap të rëndësishëm që Maqedonisë ia hap dyert e BE-së dhe NATO-s janë marrëveshja për miqësi me Bullgarinë, e veçanërisht Marrëveshja e Prespës me Greqinë.