Perspektivat euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë në periudhën që vijon do të jenë në fokus të takimeve, të cilat shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov do t’i realizojë nesër gjatë vizitës së punës në Bruksel me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme është paraparë Dimitrov të takohet me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian Frans Timermans, me ambasadorin evropian për arsim, kulturë, rini dhe sport Tibor Navraçiç dhe me drejtorin e përgjithshëm për zgjerim Kristian Danielson.
Janë paraparë takime edhe me përfaqësues të Kabinetit të kryetarit të KE-së Zhan Klod Junker, si edhe me eurodeputetë. Dimitrov, shtohet në kumtesë, do ta shfrytëzojë mundësinë që t’i njoftojë bashkëbiseduesit për arritjet e Maqedonisë në implementimin e axhendës së reformave, si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në prag të publikimit së Strategjisë së kryetarit të KE-së për zgjerim të BE-së, në shkurt, si dhe publikimin e raportit të Komisionit për përparimin e vendit, në prill.