Shkup, 18 dhjetor – Sot në vizitë zyrtare në Maqedoni do të qëndrojë ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto.
Në takim me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov do të bisedohet për raportet bilaterale, integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë si dhe gjendjen e brendshme politike në vend dhe relacionet me fqinjët.
Poashtu do të këmbehen edhe mendime për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Medial.mk.
Është paraparë që Sijarto të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe tjerë.