Shkup, 14 shtator – Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Maas të martën vjen për vizitë në Maqedoni.
Maas do të ketë takim me nikoqirin e tij Nikolla Dimitrov. Është paraparë mbajtje e panel diskutimit në të cilin do të marrë pjesë edhe Maas, ndërsa në të cilin do të flitet për rrugën evropiane të Maqedonisë.
Maas do të jetë funksionari i tretë gjerman i lartë i cili vjen në vend në dhjetë ditët e fundit në pritje të referendumit, të caktuar për më 30 shtator.
Kancelarja Angela Merkel ishte për vizitë në Shkup më 8 shtator në Ditën e Pavarësisë, ndërsa sot në vend është ministri për Evropën, Mihael Rot.