Shkup, 21 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë Daneze, Anders Samuelsen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ, ministri Dimitrov në takim me Samuelsen do ta informojë kolegun e tij për aktivitetet reformuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në fushat kyçe, ndërsa theks i veçantë do të vendoset në mbështetjen e Danimarkës në proceset e anëtarësimit të vendit tonë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Njëherit, do të shkëmbehen mendime dhe propozime për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në më shumë sfera të interesit të përbashkët, intensifikimin e dialogut politik në nivel të lartë si dhe për gjendjen në rajon dhe më gjerë.
Kjo është vizita e parë e ministrit danez të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë pas 16 viteve, theksojnë nga MPJ e RM-së.