Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar trazira pas një postimi në Twitterin e saj. Zoe, nga New York ka postuar një kungull dhe krahas tij ka shkruar se ia kishte dhuruar shefi i saj. “Shefi im më dha një kungull të njomë”, shkruan ajo. Vajza pretendon se kungulli ka formën e penisit dhe se ky është një ngacmim seksual. Ajo ka treguar se do e padisë shefin e saj për këtë veprim. Komentet që ka marrë Zoe në këtë status kanë qenë të shumta, disa ka qenë pro denoncimit të saj e disa kundër. Por Zoe nuk i ka treguar të gjitha detajet se si shefi i saj ia dhuroi kungullin.