Shkup, 21 janar – Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjeneral Xhozef Lengiel sot është për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Gjenerali Lengiel, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, do të takohet me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral – majorin Vasko Gjurçinovskin.