Një ish-shef burgu në SHBA mbeti i shokuar kur vizitoi një burg në Norvegji. Ai zbuloi se brenda në burg, edhe kriminelët më të egër, jetojnë jo shumë ndryshe, madje edhe më mirë se në shtëpinë e tyre. James Conway tha se nuk ishte i përgatitur të shihte diçka të tillë. Burgu Halden është një nga burgjet më modernë në botë. Norvegjia ka rreth 3.570 të burgosur ose 70 të burgosur për 100 mijë banorë. SHBA ka dhjetë herë më shumë të burgosur për 100 mijë banorë. Në SHBA janë pas hekurave 2.228.424 persona.