Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të NATO-s sot do të kenë takim njëditor në Bruksel, në të cilën për herë të parë do të marrë pjesë edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq, vendi i të cilit në qershor edhe zyrtarisht bëhet anëtar i Aleancës.
Mbledhja do të shënohet edhe nga prania e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe të Francës, Emanuel Makron, të cilët për herë të parë do të takohen me aleatët e saj të Aleancës. Takimi fillon në orët e pasditës dhe do të përfundojë pak pas mesnate. Mes temave të takimit do të jenë çështjet për ngarkesën e ndarë për aktivitetet e Aleancës, arritjen e qëllimit për shpenzimet për mbrojtje-dy për qind të barabarta nga BPV-ja e shteteve, përpunim i planeve nacionale për realizimin e këtyre qëllimeve.
NATO do t’i marrë edhe çelësat nga selia e saj e ardhshme në Bruksel, presidenti Tramp do të zbulojë përmendore kushtuar nenit 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel do të zbulojë përmendore me një cipëz të Murit të Berlinit. Shtëpia e re e NATO-s do të jetë e hapur mbi një terren që më parë ka qenë fushëbetejë, ndërsa sot bëhet simbol i bashkëpunimit dhe dialogut, thekson sekretari i përgjithshëm i paktit Jens Stoltenberg. Ai precizoi se në vendin e selisë së re gjatë ndërtimit janë zbuluar katër bomba të pashpërthyera nga dy luftërat botërore. Pritet që aleatët të shprehin unitet kundër kërcënimit nga terrorizmi.