Uashington, 1 prill – Rojet bregdetare të SHBA-s kanë urdhëruar të gjitha kroçeret në ujërat e SHBA-së të qëndrojnë në det për shkak të pandemisë Kovid-19.
Qëndrimi i kroçereve në det mund të vazhdoj për kohë të pacaktuar derisa të zgjasë pandemia. Pasagjerët që janë në gjendje kritike do të transportohen në vendet ku janë regjistruar kroçeret.
Dokumenti që përmban këto rregullore u publikua më 29 mars dhe ka të bëjë me të gjitha anijet në ujërat e SHBA-së që mund të transportojnë më shumë se 50 pasagjerë, transmetuan sot mediat amerikane.
Me këtë urdhër kërkohet që të gjitha anijet në ujërat e SHBA-së të lajmërojnë numrin e njerëzve që janë të sëmurë dhe që kanë vdekur nga koronavirusi i ri.(koha.mk)