Pekin, 8 tetor – Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji në takimin e sotëm në Pekin me sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo deklaroi se SHBA-ja duhet të ndalojnë me sulmet mbi politikën shtetërore të Kinës. Ji në takim ka theksuar se është “hedhur hije në ardhmërinë e marrëdhënieve midis SHBA-sl dhe Kinës.
Pompeo theksoi se Uashingtoni dhe Pekini kanë “dallime fondamentale” për çështjet dypalëshe.
“Jemi shumë të shqetësuar nga aksionet që i ndërmerr Kina dhe shpresoj se do të kemi mundësi të bisedojmë për marrëdhëniet tona”, theksoi Pompeo. Takimi Ji – Pompeo kushtuar denuklearizimit të Gadishullit Korean po zhvillohet në një atmosferë të tensionuar për shkak të “luftës tregtare” midis Kinës dhe SHBA-së.
Nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens javën e kaluar e përforcoi fushatën amerikane për presion mbi Kinën, jashtë temës për luftë tregtare. Ai e akuzoi Pekinin për tentime “keqdashëse” për minimin e pozicionit të Trampit para zgjedhjeve të ardhshme për Kongresin. Pompeo paraprakisht pati takim me liderin koreanoverior Kim Xhong-un dhe me presidentin e Korenë e Jugut, Mun Xhae-in, ndërsa udhëtoi për në Pekin t’i njoftojë autoritete kineze për rrjedhën e takimit në Penian.
Pompeo paraprakisht deklaroi se ka arritur progres të madh në takimin me Kimin dhe se punon në organizimin e samitit të dytë të presidentit amerikan Tramp me Kimin.
Parapraksht, presidenti i Koresë së Jugut, Mun-in deklaroi se pret që lideri koreanoverior Kim ta vizitojë Rusinë, ndërsa presidenti kinez Si Xhinping – Korenë Veriore, në kontekst të përpjekjeve diplomatike globale për zgjidhjen e krizës bërthamore.