SHBA-të pozicionojnë nëndetësen bërthamore më të madhe në botë afër kufirit të Koresë Veriore

Frika e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore është rritur edhe më tej sot, pasi një nëndetëse e madhe amerikane doli nga ujërat në Korenë e Jugut, raporton Express.uk. USS Michigan, është nëndetësja amerikane më e madhe në botë me raketa balistike, sot ka arritur në një bazë detare në Busan të Koresë Jugore që mbart 150 raketa Tomahaëk. Ardhja e kësaj nëndetsje në portin e Busan vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, e cila ka rritur ritmin e programit të armëve bërthamore dhe provokimeve raketore. USS Michigan 560 metra e gjatë është e armatosur me raketa taktik,e dhe është e aftë të nisë sulme dhe misionet mbështetëse nga forcat speciale të operacionit