Qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit zgjodhën përfaqësuesit e tyre politik dhe tashmë është e qartë shumica në Parlament që pret të formojë Qeveri. Kështu është përgjigjur Departamenti i Shtetit Amerikan, e cila në pyetjen e Zërit të Amerikës, u ka kërkuar liderëve politik në Maqedoni që sa më shpejtë të formojnë Qeverinë e re pa e zvarrit të njëjtën më tutje, përcjell gazeta KOHA. “Qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet parlamentari të dhjetorit zgjodhën përfaqësuesit e tyre politik dhe tashmë është e qartë shumica në Parlament që pret të formojë Qeveri. SHBA-të i inkurajojnë dhe u bëjnë thirrje liderëve politik në Maqedoni që të bëjnë gjithçka për formimin e Qeverisë pa zvarritje të mëtutjeshme dhe Qeveria e re të vazhdojnë me reformat e nevojshme me qëllim që të bëhet anëtarë e familjes euroatlantike. Politikanët të cilët po mundohen të bllokojnë formimin e Qeverisë, shkelin drejtësinë, proceset demokratike dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe më gjerë. Ne do të punojmë me partnerët tanë evropian dhe i inkurajojmë politikanët të ndalojnë me obstruksionet, duke përfshirë këtu edhe nxjerrjen para përgjegjësisë të tyre për bllokimin e proceseve që po bëjnë”, thuhet në përgjigjen e DASH-it drejtuar Zërit të Amerikës.