Uashington, 5 nëntor 2018 – Këshilltari amerikan për siguri kombëtare Xhon Bollton sot paralajmëroi se do të vendosen sanksione plotësuese për Iranin, por nuk kumtoi hollësi.
Paralajmërimi i Bolltonit vjen pasi Uashingtoni sot i ripërtëriu sanksionet ekonomike për Iranin të cilat ishin në fuqi deri në vitin 2015.
“Do të imponojmë sanksione të cilat shkojnë më larg se të tanishme. Nuk do të kënaqemi me nivelin e sanksioneve të cilat ekzistonin në kohën e (Barak) Obamës në vitin 2015”, theksoi Bollton.
Sanksionet amerikane i dedikohen sektorit transportues, financiar dhe energjetik të Iranit, ndërsa kjo është pakoja e dytë e sanksioneve pasi presidenti amerikan Donald Tramp u tërhoq nga Marrëveshja në maj të këtij viti.
Me sanksionet e SHBA-së do të ndëshkohen edhe shtetet të cilat do të vazhdojnë të importojnë naftë iraniane, si dhe kompanitë e huaja të cilat bashkëpunojnë me firma iraniane nga e ashtuquajtura listë e zezë. Tani për tani, tetë shtete të paemëruara do të përjashtohen dhe do t’u mundësohet import i përkohshëm i naftës iraniane pa sanksione amerikane.
Sipas përfaqësuesve amerikanë, sanksionet do të vlejnë derisa Irani nuk ndalet me mbështetjen e terrorizmit, u tërhoq nga Siria dhe tërësisht e pezulloi Programin për zhvillim të armëve bërthamore dhe raketa balistike.
Teherani zyrtar paraprakisht njoftoi se nuk është i shqetësuar për shkak të vendosjes së sërishme të sanksioneve amerikane për naftën dhe sektorin financiar iranian.
Sanksionet amerikane i përshëndeti Izraeli, ndërsa Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe paraprakisht në kumtesë të përbashkët porositën se ndjejnë keqardhje për shkak të vendimit të këtillë të Uashingtonit