Moskë, 17 janar – SHBA qëllimisht e vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejmani për ta minuar sigurinë dhe për ta destabilizuar rajonin, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse si përgjigje për pyetjet e mediave, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë, transmeton gazeta KOHA.
“Në operacionin në të cilin ishte vrarë Sulejmani, e shohim sikur akt të qëllimshëm i orientuar drejt minimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, akt i kryer në territorin e shtetit sovran anëtar në Kombet e Bashkuara, pa njohurinë e tij”, thuhet në vlerësimin e Ministrisë.
MPJ ruse u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen, të udhëhiqen nga mendja e shëndoshë dhe t’u jepet prioritet përkushtimeve diplomatike.(koha.mk)