Në një video të postuar nga “Daily Mail” shihet një polic në Texas të SHBA-ve duke gjunjëzuar një grua me ngjyrë dhe vajzën e saj pasi ishin ankuar për një sulm që i kishin kryer djalit të gruas. Jacqueline Craig raportoi se një fqinj i kishte vënë lakun në fyt djalit të saj 7-vjeçar, pasi e kishte kapur duke urinuar në oborrin e tyre. Pasi oficeri kishte marrë në pyetje fqinjin, kishte biseduar me mamanë e cila e kishte sulmuar atë pasi ai kishte thënë se ndëshkimi i fqinjit ndaj të birit ishte më se i merituar. Në debat e sipër gruaja e kishte ngritur zërin aq shumë sa oficeri u detyrua ta shtrinte atë në tokë. Dhuna e oficerëve të policisë ndaj shtetasve me ngjyrë ka qenë shpeshherë shkak për protesta të dhunshme në qytetet e SHBA-ve.